Policia njofton se pas hetimeve lidhur me vatrat e zjarrit në Mallakastër dhe Fier, tre persona janë referuar në Prokurori për ndezjen e zjarreve në tokat e tyre.
Bëhet fjalë për E. V., 70 vjeç nga fshati Drenovë, Xh. R., 59 vjeç nga Suk 2 dhe R. Ç., 48 vjeçe nga Frakull e Madhe.
Dyshohet se zjarret e ndezura nga ta për djegien e mbeturinave përhapën flakët duke shkaktuar dëme në pyje, vreshta dhe pemë frutorë.
Prokuroria e Fierit po vazhdon me veprimet e mëtejshme ligjore.