Dy vëllezër nga fshati Luftinjë janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke kultivuar 137 bimë narkotike Cannabis Sativa.
I.D., 23 vjeç, dhe A.D., 30 vjeç, kishin ngritur plantacionin në një zonë pyjore në lagjen “Likaj”.
Operacioni u zhvillua nga policia e Tepelenës dhe Memaliajt, në bashkëpunim me drejtorinë vendore të policisë Gjirokastër si pjesë e planit “Koordinata” për goditjen e kultivimit të drogës.
Bimët narkotike u asgjësuan me djegie, ndërsa hetimet dhe kontrollet për raste të tjera vazhdojnë.