-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Shqipëria është kthyer në qendër të krimit ndërkombëtar

Kryesoret

Në konferencën ndërkombëtare “The Western Balkans Paradigm”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim të ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për bashkëpunim me organizata kriminale dhe për kthimin e vendit në një qendër operacionale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai ngriti shqetësime serioze për përfshirjen e grupeve kriminale në proceset vendimmarrëse dhe institucionale në Shqipëri.

“Sipas Departamentit të Shtetit, qendra operacionale e organizatave kriminale të Europës, Amerikës Latine dhe Lindjes së Mesme është kthyer Shqipëria. Ne eksportojmë kriminelë dhe drogë. Kartelet e drogës kanë aq shumë fuqi sa kontrollojnë portin më të madh të vendit, Durrësin. Nuk kapet asnjë kilogram kokainë atje, ndërkohë që antimafia italiane kap tonelata dhe identifikon se kalojnë përmes Shqipërisë për në Itali e Gjermani.”

“Karteli Çela kontrollon 70% të heroinës që vjen nga lindja përmes Elbasanit. Ata nuk janë më thjesht trafikantë, por aktorë politikë. Marrin pjesë në zgjedhje, përcaktojnë deputetë, caktojnë ministra, drejtorë policie dhe kanë lidhje të drejtpërdrejta me Edi Ramën. Ai që ju e shihni në samite si një xhentëlmen, në Shqipëri takohet me trafikantë dhe vrasës. Kjo është një realitet i dokumentuar.”

“Në këtë klimë, integrimi europian bëhet një mashtrim. Nëse stabilitetit i jepet përparësi mbi standardet, atëherë BE-ja po hap rrugën për autokraci. Ekonomia është e kapur nga oligarkë dhe klientë. Kompanitë europiane përjashtohen nga tenderat përmes pengesave teknike në e-Albania. Ky vend nuk ka më ekonomi tregu – ka një narko-ekonomi.”

Sipas Berishës, vetëm ndërhyrja e partnerëve perëndimorë dhe presioni ndërkombëtar mund të ndihmojnë në rikthimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit