Izraeli ka sulmuar selinë e ushtrisë siriane në Damask. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz u shpreh se sulmet janë pjesë e politikës për të mbrojtur komunitetin Druze. Izraeli këtë komunitet e konsideron aleat pozencial në Siri.
Raportohet se 250 persona janë vrarë, përfshirë civilë dhe ushtarakë.
Gjithashtu tensione në qytetin jugor në Suwayda janë përplasur fiset beduine sunite dhe luftëtarët Druze, të cilat nisën pas rrëmbimit të një tregtari Druze.