Ditën e sotme forca të shumta policie u panë në Arkivin shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Policia kreu kontrolle me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Gjatë operacionit janë arrestuar katër zyrtarë. Policia kreu kontrolle pasi prokuroria dyshon për shpërdorim të postit dhe autoritetet zyrtar, sipas nenit 414 të kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ndërkohë policia e Kosovës njoftoi se operacioni është shtrirë në tri komuna, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.