-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Shabani dhe daja e tij s’do marrin asnjë mandat, populli do gjykojë

Kryesoret

Adriatik Lapaj me anë të një postimi ka reaguar pas letrës që kandidati i Nisma Shqipëria Bëhet, Zeqir Kordhoni i ka dërguar KQZ. Kordhoni ka shprehur se nëse del fitues nuk do të heqë dorë nga mandati i tij.

Lapaj në reagim thotë se Zeqiri dhe Endri Shabani nuk do të marrin asnjë mandat. Ai shprehet se populli do ti gjykojë ata.

“Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë”, shprehet Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit