-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale kallëzim penal për qeverinë Kurti

Kryesoret

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal. Ata kërkojnë hetim për kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se Kurti me ministrat e tij kanë zaptuar qeverinë duke qëndruar në mënyrë te jashtëligjshme. Sipas Mustafës, veprimi i tyre i bie sikur 120 deputet të shkojnë në qeveri dhe të marrin vendime e të shfrytëzojnë buxhetin e shtetit.

Ndërsa deputeti Alban Zogaj tha se Prokuroria Speciale duhet të marrë masa ndaj tyre dhe në këtë mënyrë do të zhbllokohet situata politike.

“Sot e dorëzuam edhe një dokument shtesë për të kërkuar Prokurorisë Speciale, sepse çdo vendim që është marrë pas certifikimit të zgjedhjeve është vendim i jashtëligjshme”, tha Zogaj.

Gjithashtu LDK-ja ka dërguar edhe 17 kallëzime penale të tjera që nga muaji maj i këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit