23-vjeçari Renis Dobra një javë më parë u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit.
Sipas policisë autor të vrasjes së 23-vjeçarit janë Aleksandër Bushgjokaj, Kristi alias Kristë Bushgjokaj dhe Fation Bushgjokaj.
Dyshohet se shkak janë bërë pazaret e drogës, ku Dobra punonte në Gjermani për llogari të grupit kriminal të vëllezërve Bushgjokaj. Ata ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.
Motra e 23-vjeçarit në Tik Tok ka postuar një video dhe ka ka prekur me fjalët për të vëllain.
“Vetëm një vëlla kisha… dhe tani një plagë që s’mbyllet kurrë”, shkruan motra e Renis Dobrës.