-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përçahet BE për sanksionet ndaj Rusisë, Sllovakia bllokon paketën e 18-të

Kryesoret

Ministrat e Jashtëm të BE-së nuk arritën të miratojnë paketën e 18 të sanksioneve ndaj Rusisë, pas kundërshtimit të Sllovakisë.

Kaja Kallas, përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, u shpreh e zhgënjyer pas bisedimeve në Bruksel, duke thënë: “Jam vërtetë e mërzitur që nuk mundëm të arrijmë një marrëveshje.”

Sanksionet e reja synonin të kufizonin të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës në vendet e treta, përmes vendosjes së tavaneve të reja të çmimit dhe ndalimit të mjeteve lundruese që transportojnë naftë me çmime më të larta.

Përveç Sllovakisë, edhe Malta shprehu rezerva, duke ngritur shqetësime për efektet negative që mund të kenë sanksionet në sektorin vendas të lundrimit.

Ndërkohë, kryeministri sllovak Robert Fico kërkon garanci financiare për vendin e tij në rast se ndërpritet furnizimi me gaz rus, i cili mbetet jetik për ekonominë e Sllovakisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit