Administrata Trump ka nisur një hetim ndaj Brazilit për praktika të padrejta tregtare, përfshirë tarifat diskriminuese, pengesat ndaj tregtisë dixhitale dhe shkeljen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Hetimi vjen pas kërkesës së Trump për të ndalur ndjekjen penale të Bolsonaro dhe për të mbrojtur kompanitë amerikane të teknologjisë.
Si kundërpërgjigje, SHBA ka njoftuar tarifë 50% ndaj importeve braziliane nga 1 gushti. Lula tha se Brazili do ta përballojë këtë lëvizje.
Tregtia mes dy vendeve vitin e kaluar ishte 90 miliardë dollarë.
/5pyetjet.al