Gjykata Speciale në Hagë merr sot vendimin lidhur me mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kërkojnë rrëzimin e disa pikave të akt-akuzës për krime të pretenduara lufte.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kishin afat deri më 12 qershor për të dorëzuar mocionet e tyre, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar duhej të jepte një përgjigje deri më 7 korrik.
Ky vendim pritet të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi rrjedhën e mëtejshme të procesit gjyqësor, i cili ka nisur më 3 prill 2023, tre vite pas konfirmimit të akt-akuzës.
Mbrojtja e të akuzuarve është shprehur optimiste për një rezultat pozitiv në këtë fazë të procesit. Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.