Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Fokusi”, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje në zonën e urës së Babrroit.
Gjatë kontrollit të një automjeti me dy persona në bord, u gjet një pistoletë me municion luftarak në derën e pasagjerit.
Në pranga ra E. M., 31 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit, F. B., 27 vjeç, u procedua penalisht për moskallëzim krimi.
Si provë materiale u sekuestruan arma, automjeti dhe dy celularë.
Të dy personat janë banues në Tiranë.