-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 7-vjeçares, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë

Kryesoret

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë që akuzohen për ngajrjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Pesë efektivët akuzohen për shpërdorim të detyrës.

Në senacën e sotme, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Vlorës i shpalli të gjithë të pafajshëm.

7-vjeçarja humbi jetën me 2 gusht 2022 në plazhin e Potamit në Himarë. Ajo teksa po lahej në breg të detit me babain e saj u godit nga një gomone e drejtuar nga polici Arjan Tase.

Gjyshi i viktimës Ismet Avdiaj pas përfundimit të seancës u shpreh se ndjehet thellësisht i zhgënjyer nga drejtësia. Sipas tij, të gjitha pretendimet që ai paraqiti gjatë procesit nuk u morën parasysh, dhe vendimi i gjykatës për të shpallur të pafajshëm efektivët e akuzuar është zhgënjyes dhe i padrejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit