Hetimet për vrasjen brutale të 22-vjeçarit Renis Dobra po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrethin e personave të përfshirë.
Mes të shoqëruarve së fundmi ndodhet edhe një vajzë, e cila dyshohet se ka dijeni mbi ngjarjen ose lëvizjet e autorëve pas krimit.
Mendohet se është e dashura e Fatjon Bushgjokës, një prej autorëve të dyshuar.
Ajo nuk është e implikuar në krim, por po pyetet për lëvizjet e tij.
Fatjon Bushgjoka u arrestua në Tiranë, ndërsa autor tjetër i dyshuar Petrit Çakrri, u kap në Lekbibaj të Tropojës.
Janë shpallur në kërkim edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.