Vatra e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës në zonën naftëmbajtëse është vënë në kontroll pasi u riaktivizuar pasditen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë operuar me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë i cili pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Gjithashtu në ndihmë shkuan edhe mjetet zjarrfikëse dhe autobotët e Albpetrolit të cilët vunë nën kontroll flakët.
Ndërkohë gjatë natës do të monitorojnë grupet e gatshme. Ndërsa në orët e para të mëngjesit aksionit për shuarjen e zjarrit do t’i bashkohen edhe forca të ushtrisë.