Një aksident ka ndodhur në fshatin Sotirë të Gramshit. Një makinë fuoristradë ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë lënduar tre persona.
Ata janë dërguar në spitalin e Gramshit dhe pas ndihmës së parë janë nisur drejt Traumës për mjekim më të specializuar.
Menjëherë në vendngjarje arritën policia dhe zjarrfikësja, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të lënduarve dhe menaxhimin e situatës.