Një efektiv policie u arrestua gjatë operacionit kundër spiunazhit në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai u shpreh se është aksion shumë i rëndësishëm dhe që e rrit sigurinë. Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, operacioni po kryhet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë për Inteligjencë.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit. Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit”, njoftoi Prokuroria.
Autoritetet e Kosovës nisin aksion të ri kundër spiunazhit: Çfarë dihet deri tani…