Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me talentin 18-vjeçar Lamine Yamal deri në vitin 2031, duke i besuar gjithashtu fanellën me numrin 10 një numër historik i mbajtur nga legjenda si Messi, Ronaldinho dhe Maradona.
Yamal do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa klauzola e largimit arrin në 1 miliardë euro.
“Ishte një ëndërr që fëmijë, e realizova këtu te Barcelona që është si një shtëpi për mua. Jetoj këtu që kur isha 7 vjeç. Objektivi është të fitoj, të fitoj dhe vetëm të fitoj.”