-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Hakmarrje kriminale e Ramës ndaj banorëve të Thethit

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për prishjen e ndërtesave në Theth, duke e cilësuar këtë veprim si hakmarrje politike nga qeveria ndaj banorëve që mbështetën PD-në në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka bërë thirrje për mobilizim dhe bashkim kundër asaj që e quan “e keqe e madhe” që po godet veriun e Shqipërisë.

“Ky është rezultati i qendrës së votimit ku ju patë atë krim të shëmtuar. PD në këtë qendër ka marrë 95 vota dhe PS 82 vota.
Pra, nuk kanë votuar PS-në, kanë votuar PD-në dhe kjo është hakmarrja primitive, kriminale e Edi Ramës ndaj tyre. Dëgjojeni këtë.
Para zgjedhjeve mburreshin me ato ndërtime, mburreshin se Thethi kishte arritur të ketë 2 mijë shtretër. Vërtet arritje shumë e madhe, po të kemi parasysh se një shtrat në Theth ka një kosto të paktën tre herë më të lartë se një shtrat në Tiranë apo bregdet, për shkak të infrastrukturës, distancës, etj.
Por ja ku janë 2 mijë shtretërit e Thethit, se si Edi Rama për shkak të disfatës elektorale, u hakmor në mënyrën më primitive, më çnjerëzore ndaj tyre.
Unë u bëj thirrje banorëve të Thethit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, të ngrihemi për t’u ndarë në mënyrë përfundimtare nga kjo e keqe e madhe që po rrënon çdo ditë shqiptarët dhe qenien e tyre.
Nga ky armik i egër i veriut të Shqipërisë në mënyrë të posaçme, por edhe shqiptarëve në tërësi, i cili rrezaton çdo ditë armiqësi, urrejtje, negativitet ndaj tyre. Pra, ky është Thethi i 2 mijë shtretërve sot.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit