Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, të dy të arrestuar për vrasjen e Renis Dobrës më 8 korrik në Ulëz, kanë dhënë deklarata që bien ndesh me njëra-tjetrën.
Megjithatë, pamjet filmike nga kamerat e sigurisë i nxjerrin zbuluar.
Nga hetimet rezulton se Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj (dy prej tyre në kërkim) janë parë bashkë para krimit, duke pirë kafe dhe më pas duke udhëtuar drejt vendngjarjes me dy makina.
Çakrri pranoi njohjen me njërin prej tyre, ndërsa Fatjoni e mohoi, duke pretenduar se ndodhej në zonë për të vjedhur. Të dy mohojnë përfshirjen në vrasje, por provat filmike i hedhin poshtë dëshmitë.








