Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e KQZ-së që i hoqi mandatin e kryebashkiakut.
Ai kërkon mandatin e tij që fitoi me zgjedhjet e 14 majit 2023, ku nuk arriti që të ushtrojë detyrën e tij për shkak se u arrestua.
Beleri në padi thotë se vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me ligjin, pasi ai ka fituar mandatin në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, por nuk e ka ushtruar atë për asnjë ditë për shkak të arrestimit dhe paraburgimit për akuzën e korrupsionit zgjedhor.