Gjykata e Posaçme pritet të vendosë sot për dosjen “Buka”, ku ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre.
Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa avokati i tij mori pjesë në seancë.
Hetimet lidhen me një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh, si dhe përfshijnë shtatë persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe biznesmenin Lirim Fezollarin, i cili përfitoi nga privatizimi në kohën e Ahmetajt.
Gjykata do të vendosë nëse dosja do të kalojë në fazën e gjykimit.
/5pyetjet.al