Presidenti amerikan, Donald Trump ndodhej në stadium për të ndjekur finalen mes Chelsea dhe Paris Saint-Germain, kur u fotografua i ulur, me kyçin e këmbës së djathtë dukshëm të fryrë.
Trump është vënë re me shenja të errëta në duart e tij, teksa i mbante të shtërnguara.
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas këtyre zërave dhe ka thënë që Trump gëzon shëndet të mirë dhe mbetet energjik në aktivitetet e tij, duke punuar gjatë gjithë ditës dhe shpesh edhe natën.
Ndërsa mjekët personalë të Trump kanë mohuar vazhdimisht se ai vuan nga ndonjë sëmundje e veçantë, duke theksuar se kontrollet vjetore nuk kanë zbuluar probleme serioze.