Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur me ngrohtësi Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, i cili mbërriti mbrëmë në vend. Në një mesazh përshëndetës në rrjetet sociale, Rama shprehu mirënjohjen dhe respektin për mikun e vjetër të popullit shqiptar.
“MIRËMËNGJES dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, ju uroj një ditë të mbarë,” shkroi Kryeministri Rama.