Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Muhammed Bin Zayed ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama e përcolli në aeroportin e Rinasit, duke ndarë edhe pamje nga momenti i nisjes së tij me avionin presidencial.
Gjatë vizitës së shkurtër Bin Zayed u dekorua nga Rama me titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” në një ceremoni në Kryeministri.
Në përfundim të takimit, Rama e përshëndeti publikisht me fjalët “Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, duke shprehur vlerësimin për këtë vizitë.
/5pyetjet.al