Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të paraqitet sot në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku pritet të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, vendosur ndaj tij që prej 21 tetorit 2024.
Meta kundërshton vendimin e konfirmuar nga GJKKO më 26 qershor, duke e konsideruar të padrejtë dhe pa bazë ligjore.
Ai është i pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
Në të njëjtën kohë, ish-presidenti ka çuar çështjen edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon shfuqizimin e vendimeve të mëparshme në të gjitha shkallët e gjykimit.









