Policia e Durrësit ka vijuar operacionin “Plazhi i lirë” për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare, duke ndaluar vendosjen pa leje të çadrave dhe shezlongëve nga subjektet private.
Gjatë kontrolleve në plazhin e Currilave në lagjen nr.1, u sekuestruan 91 komplete çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga tre persona.
Për këtë rast janë referuar materialet në prokurori dhe është nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj tre personave me inicialet B.D., 33 vjeç, D.V., 56 vjeç dhe E.H., 34 vjeç, të cilët janë banorë të Durrësit.