Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një deklaratë për mediat u ndal tek aksioni për lirimin e hapësirave publike.
Blushi thotë se sipas tij kryeministri Edi Rama nuk po çliron hapësira publike, por ka si plan pushtimin e tyre. Ai shprehet se Rama është i vetmi që ka zënë pushtetin pas zgjedhjeve të 11 majit.
Blushi tha se Partia e Lirisë u bën thirrje shqiptarëve që të reziistojnë në mbrojtje të pronave të tyre që po grabiten nga kryeministri.
“Edi Rama që në AND-në e tij ka vlerë pabesin, i udhëhequr nga parimi “të vrasim natën e të qajmë ditën”, natën jep leje për ndërtimin e kullave pa leje, ndërsa ditën qurravitet ekraneve të blera për hapësirat pa leje, kur ndërkohë ka 28 vite në politikë e 12 si Kryeministër që vetëm zapton e vjedh toka, por i qan zemra për trotuaret e Tiranës që i ka holluar më shumë se një fletë cigareje.
Asnjë shqiptar i ndershëm, i lirë dhe patriot nuk mund të mashtrohet nga aksionet për shembjen e çadrave e bujtinave pa leje, dhe as nga Narkoshteti me dy standarde, që shemb një bujtinë në Theth për të ndërtuar një kullë në Tiranë.
Edi Rama nuk po çliron hapësira publike, por ai ka vetëm një plan për pushtimin e tyre.
Edi Rama është i vetmja “tokë e xanun” në Shqipëri, me pushtetin që vodhi sërish në mënyrë kriminale me terrorin elektoral në 11 Maj.
Ai nuk po modernizon qytetet dhe zonat turisitike, por po bëhet gati t’i kthejë ato në në makete betoni për interest e tij klienteliste.
Partia e Lirisë u bën thirrje me vendosmëri të gjithë shqiptarëve të rezistojnë në mbrojtje të pronave të tyre të ligjshme, që synohen të grabiten pabesisht nga Edi Rama.
Edi Rama është e vetmi “ndërtim pa leje” që i ka zënë frymën Shqipërisë, që duhet shembur një orë e më parë, i vetmi “çiban” që i ka dëmtuar imazhin vendit, që duket shkulur një orë e më parë.”, tha Blushi.