Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë brenda një makine të parkuar.
Sipas mediave të huaja, foshnja ishte lënë për orë të tëra brenda makinës së parkuar në një ditë të nxehtë. Dyshohet se babai i fëmijës ka harruar ta dërgojë atë në çerdhe përpara se të shkonte në punë, duke e lënë pa dashje në makinë gjatë gjithë ditës.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes ka qenë goditja nga të nxehtit (hipertermia) dhe ka përjashtuar ndërhyrjen e personave të tretë.








