Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Daskan, emër me origjinë sanskrite që do të thotë “dhuratë e Zotit”.
Lajmin e ka ndarë vetë Dafina në Instagram, duke postuar një foto të këmbëve të bebit dhe një mesazh të ndjerë për mirëseardhjen e tij në jetë.
Gjatë gjithë shtatzënisë, artistja ka qenë aktive me performanca dhe projekte muzikore.