-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama me përfaqësues të tekonologjisë: Hapi i parë do krijoni ministrin për IA

Kryesoret

Kryeministri Rama në një takim me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit në Berat u ndal teks synimet e qeverisë.

Rama tha se do të krijohet një ministër për IA, ku Shqipëria do të ketë ministra dhe kryeministër me IA.

“Tjetra që kemi rënë dakord, do kemi një Kuvend të përbashkët, forum, të paktën 1 herë në 4 muaj për të gjithë problematikat dhe për risitë e sektorit dhe gjithë piketat që duhen ndryshuar, apo shtuar.

Nga ana jonë ministrja e shtetit për sipërmarrjen, ministri për ekonominë, kulturën dhe inovacionin, ministrja e arsimit do angazhohen për të hartuar marrëveshjen mes qeverisë dhe sektorit tuaj. Duhet të hapim një kapitull të ri, duhet të keni akses në gjithë strukturat e qeverisë për të pasur bazën e të dhënave për të ndërtuar proceset.

Ramë dakord, që me koordinimin e shoqatës të gjithë ju që jeni këtu dhe ata në sektor të na ofrojnë draft programin e IA Albania 2030, ku do të jetë Shqipëria me IA në 2030, për ta prezantuar, diskutuar dhe për ta marrë për ta çuar në parlament dhe për ta kthyer në program pune të qeverisë, me ju.

Shtoj këtu se ministrin e shtetit për IA do e zgjedhim me pjesëmarrjen tuaj. Nëse do arrini të krijoni ministrin me IA do jetë hapi i parë historik ku Shqipëria do ketë ministra dhe kryeministër me IA. Do punoj IA dhe të gjithë ne tjerët do bëjmë muhabet për politikën.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit