Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me përfaqësues të startup-eve në Berat, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një ure të qëndrueshme komunikimi midis qeverisë dhe komunitetit teknologjik në vend.
Ai tha se vetëm përmes bashkëpunimit dhe kuptimit të sfidave të kësaj industrie, mund të krijohen hapësira të reja zhvillimi dhe konkurueshmërie për Shqipërinë.
Rama theksoi se synimi është ngritja e një komunikimi të përhershëm dhe konkret, për të ndihmuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor, digjitalizimin dhe integrimin ndërkombëtar të sipërmarrjeve inovative.
“Nëse nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj, dhe të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj.
Pasi jam i bindur që nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur duke vënë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, brumë për të pjekur në këtë furrë të re.
Kështu që çka i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo, dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor, dhe përshtatjen e aftësive, për transformmin dixhital dhe qeverinë elektronike, për të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, financimin sektorial, për integrimin ndërkombëtar, aksesin në tregje dhe gadishmërinë për eksport dhe të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant, ku të mos i mbetet as rastësisë dhe as një pikë takimi në kohë.
Mundësia për të shprehur qoftë shqetësime, ide edhe propozime për bashkëpunim.
Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtëpërdrejtë me ju.”