Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka treguar në podkastin “Happy Place” se dikur kishte probleme me vetëvlerësimin dhe ndjenjën e pasigurisë për trupin e saj.
Në fund të të njëzetave, ajo ndjeu presionin e shoqërisë për “trupin perfekt” dhe kjo ndikoi negativisht në shëndetin dhe energjinë e saj.
Rita theksoi rëndësinë e pranimit të vetes dhe përballjes me versionin e mëparshëm të vetes, duke theksuar se çdo njeri meriton të ndihet bukur dhe i vlerësuar.