Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë, në zonën e Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen me urgjencë në spitalin e Korçës për mjekim.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.