Një këmbësor është përplasur nga një automjet tip Golf në lagjen “Gurra” të Lezhës, ndërsa po kalonte rrugën pranë një marketi.
Drejtuesi i makinës nuk e pa në kohë këmbësorin, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.