-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në pranga një 34-vjeçar shqiptar në Bolonjë, iu gjetën mbi 11 kg kokainë

Kryesoret

Policia e Bolonjës ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar, pasi në bodrumin e banesës së tij në Castel dei Britti u kapën mbi 11 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri e fshehur.

Burri kishte qenë më parë i dënuar për vrasjen e një rumuni 25-vjeç në vitin 2011 dhe për shfrytëzim prostitucioni, duke vuajtur dënimin deri në maj të këtij viti.

Pas një periudhe monitorimi, policia vendosi të ndërhyjë në banesën e tij, ku gjatë kontrollit u gjet një çantë me 10 pako kokaine, me peshë rreth 11.4 kg, si dhe një pistoletë “Arminius 38 Special” e vjedhur në vitin 2022.

Në çantë ndodheshin edhe 23 fishekë. I riu u arrestua dhe do të përballet me akuza për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit