-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Princ Leka pushon në jug me vajzën dhe partneren Blerta Celibashi

Kryesoret

Princ Leka ka zgjedhur Ksamilin për pushimet verore, ku shoqërohet nga vajza e tij Geraldina dhe partnerja Blerta Celibashi. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, trashëgimtari i fronit ka ndarë momente familjare buzë detit, duke thyer për pak natyrën e tij diskrete.

Në fotot e shpërndara, dallohet edhe raporti i mirë mes vajzës së tij dhe Blertës, çka tregon një atmosferë të qëndrueshme familjare, pas një periudhe të ngarkuar që përfshinte përfundimin e procesit gjyqësor me ish-bashkëshorten Elia Zaharia.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se tashmë po mendohet edhe për dasmën, e cila këtë herë pritet të jetë një ceremoni private, larg vëmendjes mediatike, ndryshe nga martesa e parë e Lekës. Dyshja bashkëjeton prej muajsh, ndërsa Geraldina kalon kohë mes dy prindërve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit