Një konflikt për çështje pronësie në Tushemisht të Pogradecit ka përfunduar në dhunë fizike, ku katër persona janë goditur me sende të forta.
Në ngjarje janë përfshirë Ilirjan Tasellari 53 vjeç kryetari i fshatit, Prokop Pilinçi 35 vjeç si dhe Johan Muçllari 26 vjeç dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, të gjithë banues në Pogradec.
Fatmirësisht përplasja nuk ka sjellë pasoja të rënda për jetën.
Policia ka proceduar penalisht të katër personat.