Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka falënderuar Kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, për pritjen e bërë ndaj Alon Nimrodit, babai i Tamir Nimrodit, i cili prej më shumë se 650 ditësh mbahet peng nga grupi Hamas në Gaza.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Peleg ka vlerësuar mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë kësaj çështjeje humane, duke theksuar se solidariteti dhe ndjeshmëria e treguar nga autoritetet shqiptare japin shpresë për familjet e pengjeve.
“Faleminderit, znj. Kryetare Elisa Spiropali, për takimin me Alon Nimrodi, babai i Tamirit, i cili po mbahet peng nga terroristët e Hamasit prej 651 ditësh. Qëndrimi juaj njerëzor dhe profesional i dha atij shpresë se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë për kthimin e djalit të tij dhe të të gjithë pengjeve në shtëpi,” shkruan ambasadorja.