-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në malin e Dukatit del jashtë kontrollit, rrezikohet edhe Llogaraja

Kryesoret

Prej orëve të para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse të Vlorës po përballen me flakët që kanë përfshirë malin e Dukatit. Terreni i thyer dhe i paarritshëm për makineritë po i detyron zjarrfikësit të punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar zjarrin.

Deri tani janë shkrumbuar qindra pisha dhe pemë të tjera, ndërsa flakët, të ndihmuara nga era, po përparojnë drejt majës së malit. Edhe pse parku i Llogorasë ndodhet disi larg, era që vjen nga verilindja mund ta rrezikojë seriozisht zonën.

Rreth 20 zjarrfikës janë në terren, por situata kërkon ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit