Një anije turistike në Vietnam është përmbysur gjatë një stuhie të papritur. Si pasojë kanë humbur jetën të paktën 34 persona, ndërsa disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi si pasojë e motit të keq me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, që kanë penguar ndjeshëm përpjekjet për shpëtim. Deri tani 11 persona janë nxjerrë të gjallë nga uji, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë.
Anija turistike, e identifikuar me emrin Wonder Seas, kishte në bord 53 persona, shumica prej tyre familje vietnameze nga kryeqyteti Hanoi, të cilët kishin ardhur për vizitë në këtë zonë piktoreske.
Ekipet e shpëtimit janë në terren, por kushtet atmosferike të vështira vazhdojnë të pengojnë ndërhyrjen.