Ditën e sotme një operacion po zhvillohet në Sarandë ku kanë shkuar rreth 50 forca policore nga Tirana. Policia është në kërkim të 43-vjeçarit Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, i cili është autor i tentativës së goditjes me armë së dy personave ditën e enjte.
Ramadan Zoto i njohur si Dane, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.
Ai është një person me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri dhe në Grequ. Në Greqi ai rezulton i përfshirë edhe në grabitje me armë. Në 2019 u kap me një automjet të vjedhur, armë e drogë në Athinë.
Policia gjithashtu është në kërkim edhe të tre personave të tjerë me precedentë penalë, të vëllait të tj Erjon Canaj 36 vjeç dhe dy shokët Artan Murtaj 43 vjeç dhe Klaus Jaçaj 31 vjeç.