-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen tre persona, në kërkim dy të tjerë

Kryesoret

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë. Shaban Tusha 36 vjeç dhe Dario Sefa 21 vjeç u arrestuan në një parking në zonën e Golemit në momentin e shkëmbimit të një sasi lënde narkotje kanabis në formë boçeje me peshë 4.5 kg.

Nga hetimet ishte i përfshirë në këtë aktivitet J.B., i cili, banonte përkohësisht në një ambient pranë parkingut. Policia pas kontrollit të ambientit ku ai banonte gjeti dhe sekuestroi edhe 1.1 kg lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe Gersi Sallufi, 39 vjeç, dhe Mario Lluca, 33 vjeç, të dy banues në Peqin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6.2 kg kanabis në formë boçeje (dyshohet e prodhuar me llampa), një armë zjarri pistoletë së bashku me një sasi municioni luftarak, dy jelekë antiplumb, pajisje për përshtatjen e ambientit për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, dy automjete dhe 6 aparate celularë.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit