Mbrojtësi i Interit, Benjamin Pavard kurorëzoi dashurinë e tij me modelen, aktoren franko-kosovare Kleofina Pnishi në një dasmë elegante dhe të rezervuar, larg vëmendjes mediatike.
Ceremonia u zhvillua në Abacinë e Trinisë së Shenjtë në Cava de’ Tirreni, në provincën e Salernos. Në mesin e të ftuarve ishin edhe emra të njohur të futbollit si Nicolò Barella, Jamal Musiala i Bayern Munich dhe bashkëkombasit Kingsley Coman, Lucas dhe Theo Hernandez.
Pas ceremonisë çifti udhëtuan me të afërm e miq drejt Gardens of Fuenti, në bregdetin e mrekullueshëm të Amalfisë, në jug të Italisë, ku nisi festa e vërtetë.