-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të mërkurën nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën do të hapë afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale. Këto zgjedhje lokale do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht.

“Gjatë periudhës 38-ditore të paraparë për regjistrim, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat: (1) përmes platformës elektronike të KQZ-së ose (2) përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Duke filluar nga data 23 korrik, në përmbushje të detyrimit ligjor, KQZ do të aktivizojë platformën elektronike, përmes së cilës votuesit jashtë Kosovës mund të regjistrohen për votim”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit