Arrestohet Denis Hasalla, vëllai i deputetit socialist Saimir Hasalla në Elbasan. Ai u arrestua në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
Policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ku gjeti një sasi municioni pa leje. Në banesën e Hasallës janë gjetur 30 fishekë. Hasalla ushtron detyrën e drejtorit të Kabinetit në Bashkinë Peqin.









