-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balluku: Shërbim falas në e-Albania për qytetarët

Kryesoret

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar sot nga afër një nga sportelet e dedikuara për asistencë ndaj qytetarëve në përdorimin e portalit “e-Albania” në bashkinë e Patosit.

Balluku u shpreh se ky projekt në përmirësimin e shërbimeve online siguron që çdo qytetar të ketë mundësi të barabartë për të përdorur teknologjitë e reja pa pengesa financiare. Ajo nënvizoi që të gjitha këto shërbime janë falas.

“Ne kishim identifikuar në terren prej disa kohësh që në disa raste kishte një shkelje të plotë me ligjin, në zyrat e noterisë apo edhe në zyrat e disa avokatëve jepej shërbim për e-Albania. Një shërbim që qeveria shqiptare e ofron falas, pensionistët shkonin dhe paguanin. Për këtë arsye ne kemi ndërmarrë gjithë këtë proces dhe ua bëmë me dije gjithë qytetarëve, jo vetëm moshave të treta, por edhe ata qytetarë që nuk kanë akses të mundshëm në pajisjet elektronike që ofrojnë aksesin direk në e-Albania. Ky është një nga shërbimet digjitale që administrata shqiptare është shumë krenare që e ofron prej kaq kohësh, ku mund të aksesohen një sërë shërbimesh që janë të kërkuara si certifikatat personale e shumë të tjera dhe janë falas”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit