Nigel Farage ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka pranuar të marrë përsëri në vend, të gjithë të burgosurit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas The Telegraph, Farage tha që “Jam në bisedë me Edi Ramën nga Shqipëria, dhe mendoj se ai ka pranuar që do të marrë përsëri të gjithë të burgosurit shqiptarë në këtë vend, gjë që është mjaft pozitive.”
Gjatë një konference ai tha edhe se do të prezantonte një sistem “tre goditjesh” për përsëritësit e krimeve të rënda.
“Nëse dikush dënohet për më shumë se tre vepra të rënda penale, atëherë, sinqerisht, ne mendojmë se ai duhet të përballet me burgim të përjetshëm,” tha ai.
Gjithashtu për të krijuar më shumë hapësira në burgje propizoi edhe ndërtimin e “burgjeve Nightingale”, një lloj burgu të përkohshëm, të frymëzuar nga spitalet e përkohshme të ngritura gjatë pandemisë së Covid-it.