Sot në orën 10:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Partizani”. Nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Seanca e parë, që u mbajt më 30 qershor, u shty për shkak të mungesës së kryedemokratit Berisha, i cili pretendoi se nuk kishte marrë fletëthirrjen zyrtare për t’u paraqitur në gjykatë. Në atë seancë mungoi gjithashtu edhe Bektashi, për arsye shëndetësore.
Treshja gjykuese me kryesuese Elsa Ulliri dhe relatorë Bib Ndreca e Rudina Palloi vendosi shtyrjen e seancës për sot, kur pritet që palët të përballen për herë të parë në procesin gjyqësor që ka në qendër një nga aferat më të përfolura të dekadës së fundit.