Pasditen e sotme një banesë në lagjen “1 Maji” në Fier ka marrë flakë pasi ka shpërther një bombul gazi. Si pasojë kanë pësuar djegie në trup E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
Sipas detajeve të reja kjo ndërtesë shërbente si pikë e vogël tregtimi gazi. Ndërsa të lënduarit janë pronari dhe një person tjetër.